Skip to content

Tiranë/ E mitura dëmton veten me thikë, godet edhe punonjësen e policisë

Policia 4

Një 16-vjeçare në Tiranë është përndjekur nga dy persona.

Njëri prej tyre, ndodhet aktualisht në burg, teksa tjetri është shpallur në kërkim.

Në gjendje të rënduar psikologjike, e mitura është vetëdëmtuar lehtë, me mjet prerës, si dhe ka goditur punonjësen e Policisë, kur po deklaronte për rastin.

Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.