Skip to content

Mjekët mposhtin distancën, operojnë derrin nga dy vende të ndryshme

brazil operacioni 1024x536 1

Mjekët brazilianë kanë përfunduar me sukses një ndërhyrje robotike mes dy shteteve, raporton Reuters. Ata operuan një derr ku njëri ekip ndodhej në Campo Largo në shtetin e Parana dhe tjetri në Joao Pessoa në Paraiba, më shumë se 3 mijë kilometra larg.

Ndërhyrja u krye përmes lidhjes me internet, të ngjashëm me linjën që vendoset nëpër shtëpi duke shënuar një arritje të rëndësishme në përdorimin e infrastrukturës së zakonshme të komunikimit.

“Ajo që provuam këtu është se duke ndjekur këtë rrugë, një kirurg mund të operojë që nga shtëpia”, tha Sekretari i Shkencës dhe Teknologjisë në Joao Pessoa.

Ndërhyrja eksperimentale ishte e sofistikuar duke dëshmuar mundësinë e ndërhyrjeve të vështira kirurgjikale në distancë. Mjeku Marcelo Loureiro tha se telendërhyrja i përmbushi pritshmëritë dhe i shtohet sukseseve të mëparshme në këtë fushë.

Në shtator, Parana vendosi një rekord botëror për telendërhyrjen në distancë më të largë ku një kirurg nga Kuvajti operoi një pacient në Curitiba, mbi 12 mijë kilometra larg./tvklan