Ish Ministri i Mjedisit Lefter Koka i është drejtuar GJKKO me një kërkesë për lirimin të menjëhershëm dhe shuarje të masës së sigurisë, duke pretenduar se ka kaluar afati 3-vjeçar i paraburgimit për inceneratorin e Fierit.
Ditën e djeshme, 21 tetor, Gjykata e Lartë ka urdhëruar Apelin e Posaçëm të GJKKO të rigjykojë nga e para dosjen e inceneratorit të Fierit, ku të pandehur kryesorë janë ish-ministri i mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako. Pas shqyrtimit të çështjes në Dhomë Këshillimi, vendimi i dhënë nga Apeli në 19 dhjetor 2024 është u shfuqizua të martën.
Gjykata e Apelit urdhërohet ta shqyrtojë çështjen me një tjetër trupë gjykuese, duke analizuar kërkesën SPAK kundër lehtësimit të akuzave për disa nga të pandehurit, dhe heqjes së sekuestrove për tri prona të ish-minstrit Lefter Koka. Rikualifikimi i akuzave dhe dënimet e dhëna nga Gjykata e Posaçme, u bënë shkak që SPAK t’i drejtohej Gjykatës së Lartë. Krahas prokurorisë, çështja ishte dërguar në Apel, edhe nga të pandehurit dhe avokatët e tyre, të cilët kishin kërkuar pafajësi.
Kujtojmë se Lefter Koka është arrestuar më 14 dhjetor të vitit 2021 pas hetimeve nga SPAK për dosjen e inceneratorëve. Për ish-ministrin rëndojë tre akuza, “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.
