Skip to content

PAMJET/ Përfshihet nga flakët e zjarrit një banesë, shpëtojnë familjarët

Një banesë në fshatin Sovjan të bashkisë Maliq është përfshirë këtë të mërkurë nga flakët e zjarrit.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë nje banesë duke u përhapur në dy dhoma.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar por dëme të shumta materiale.

Në ndërhyrje morën pjesën 2 mjete zjarrfikëse ndërsa policia do të bëjë zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit.