Skip to content

Rrëshqitje gurësh në rrugën nacionale Burrel–Skuraj, problem me qarkullimin e mjeteve


Reshjet e shiut që kanë vazhduar gjatë natës kanë shkaktuar probleme në rrugën Burrel–Skuraj. Në disa segmente të kësaj rruge, veçanërisht në afërsi të sektorit “C”, janë shënuar rrëshqitje gurësh dhe inertesh, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Ky problem paraqet rrezik për drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë nga qarku i Dibrës drejt Lezhës, Shkodrës, Kurbinit dhe më gjerë. Fenomeni i rrëshqitjeve përsëritet sa herë ka reshje shiu në këtë zonë me terren të vështirë malor.