Skip to content

VIDEO/ Reshjet e shiut, shkëputet masivi shkëmbor në aksin Burrel-Skuraj

Reshjet e shiut të rëna gjatë gjithë natës dhe orët e para të ditës së sotme kanë krijuar probleme në aksin rrugor nacional Burrel-Skuraj.

Në segmentin e Shkopetit pati shembje të një masivi shkëmbor i cili bllokoi njërin kah të lëvizjes së automjeteve nga Burreli në drejtim të Milotit.

Megjithatë nuk u pengua lëvizja e automjete ndërsa firma mirëmbajtëse ka ndërhyrë duke bërë të mundur largimin e gurëve dhe qarkullimin e automjeteve normalisht.

Segmenti i Shkopetit në rrugën nacionale Burrel – Skuraj vazhdimisht është problematik nga reshjet.