Të dielën e fundit të tetorit, si çdo vit, hyn në fuqi ora dimërore.

Konkretisht, në orën 04:00 të mëngjesit të së dielës, më 26 tetor 2025, akrepat e orëve duhet të zhvendosen një orë prapa, domethënë në orën 03:00.

Ndryshimi i orës zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, në kuadër të politikës së përbashkët për kursimin e energjisë, megjithëse heqja e tij është menduar prej vitesh – por megjithatë, pa marrë një vendim përfundimtar deri më tani.

Pse po ndodh ky ndryshim?

Që në vitin 1784, Benjamin Franklin kishte shprehur mendimin se ndryshimi i orës do të sillte kursime energjie. Luftërat, dhe konkretisht, gjatë Luftës së Parë Botërore, nevojat e mëdha për energji, sollën zbatimin e parë të ndryshimit të pozicionit të akrepave, ku Gjermania ishte vendi i parë që e zhvendosi kohën 60 minuta përpara në vitin 1916. E njëjta taktikë u ndoq nga Anglia dhe Shtetet e Bashkuara.

Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, kjo taktikë nuk u konsiderua e nevojshme dhe u ndalua. Megjithatë, Lufta e Dytë Botërore e solli atë përsëri në jetën e njerëzve dhe ka qenë në fuqi që atëherë.

Ndryshimi i orës: efektet në gjumë dhe përshtatje

Ndryshimi i orës më 26 tetor do të na japë një orë shtesë gjumë, pasi nata do të zgjasë 25 orë në vend të 24.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se trupi i njeriut ka nevojë për kohë për t’u përshtatur edhe me këtë ndryshim në dukje të favorshëm.

Ora jonë biologjike është më e ndjeshme se orët mekanike, dhe përshtatja mund të zgjasë disa ditë. Kjo thekson rëndësinë e përgatitjes graduale për ndryshimin e orës. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re