Skip to content

Thellohet tragjedia e Maliqit! Pas nënës dhe të birit, ndërron jetë dhe vogëlushja 6-vjeçare

800 0 1756110412xtrauma 657

 Bilanci i ngjarjes së ndodhur në Maliq fatkeqësisht është thelluar, pasi 6-vjeçarja Nefeli Hazillari humbi jetën pas djegieve të rënda që pësoi gjatë një zjarri në banesën e saj disa ditë më parë.

Nga kjo fatkeqësi kanë ndërruar jetë edhe mamaja e saj, Rrahime Hazillari, dhe vëllai 13-vjeçar, Luka.

Nefeli kishte djegie në rreth 45% të trupit, kryesisht në fytyrë dhe duar, dhe përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar nuk dhanë rezultat.