Skip to content

Rama për DW: Balluku e pafajshme derisa të ketë një vendim të formës së prerë


Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Berlini marrjen nën hetim të zëvendëses së tij, Belinda Ballukut. Në një intervistë për ‘Deutsche Welle’, Rama tha se drejtësia bën punën e saj.

“Një ditë pas lajmit se SPAK ka marrë nën hetim zëvendëskryeministren Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama deklaroi se “drejtësia bën punën e saj”. Balluku dyshohet për shkelje të barazisë në tendera dhe është zëvëndëskryeministrja e dytë nën hetim nga struktura e posaçme anti-korrupsion, pas Arben Ahmetajt, nën akuzë për korrupsion,” raporton Deutsche Welle.

Rama tha se Balluku është e pafajshme derisa të ketë një vendim të formës së prerë.

“Nuk kam asnjë koment për asnjë rast, sepse siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet. Deri kur çështje të caktuara të marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe medieve që i shërbejnë politikës,” tha Rama.