Notre Dame, në mënyrë të jashtëzakonshme, hapi portat e saj për dasmën e një marangozi që ndihmoi në rindërtimin e saj. Martin Lorenz dhe partnerja e tij Judd shkëmbyen premtime dashurie të përjetshme të shtunën, më 25 tetor, në prani të vizitorëve që po vizitonin brendësinë e katedrales në atë kohë.

Çifti u martua nga Monsinjor Ribando, kryeprifti i Notre Dame, i cili iu drejtua çiftit duke thënë: “Judd dhe Martin, mirë se vini në këtë katedrale. Martin, ju e njihni mirë, e njihni nga lart”, duke iu referuar viteve që dhëndri punoi në detyrën e vështirë të restaurimit të çatisë së katedrales.

Lorenz, i cili punoi për tre vjet në kantierin kolosal të ndërtimit të Notre Dame, i kishte kërkuar Kryepeshkopit të Parisit që ta lejonte të festonte martesën e tij në katedrale, një kërkesë që u miratua në mënyrë të jashtëzakonshme, pasi Notre Dame nuk pret më ceremoni private.

“Dua ta ndaj dashurinë time, dashurinë tonë, me të gjithë botën, me të gjithë ata që kanë nevojë për të. Është dita më e bukur e jetës sime. Nuk mund të them asgjë tjetër”, tha Martin Lorenz ndërsa po largohej nga katedralja, ndërsa turistët e pranishëm duartrokitën.

Notre-Dame de Paris ka pritur disa nga dasmat më të famshme, përfshirë në vitin 1853, të Napoleonit III me Perandoreshën Eugenie, bizhuteritë e së cilës u vodhën së fundmi nga Muzeu i Luvrit. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re