TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është paraqitur në SPAK, paraditen e kësaj të hëne.
Ai është marrë në pyetje nga prokurori për një sherr fizik, i cila ka ndodhur gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit, ku dhunoi me grushte bashkë me të vëllain shoferin e një kamioni në Bilisht.
Ngjarja ndodhi më 3 maj, tetë ditë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Deputeti i Sali Berishës bashkë me të vëllain Alti Nallbati u konfliktiuan një shofer kamioni dhe më pas e qëlluan me grushte.
Nallbati pretendoi se ishte një sulm politik, edhe pse në pamje shihej teksa, edhe në prezencë të policisë godiste drejtuesin e kamionit.
Pas daljes nga SPAK, deputeti i PD u shpreh se ishte thirrur si person në dijeni për këtë konflikt.
