Skip to content

Kreu i Mbrojtjes së SHBA: Gati përjashtimi i Turqisë nga programi F-35, por…

f 35lerde turk imzasi resmen aciklandi tam 7 firma h1536156934 ce6569

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes është duke u përgatitur për të përjashtuar Turqinë nga zhvillimi i programit të avancuar F-35, për shkak të këmbënguljes së Ankarasë për të blerë sistemin e mbrojtjes raketore ruse S-400 – tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Patrick Shanahan.

Javën e kaluar, ai bisedoi me kompaninë e menaxhimit të projektit – Lockheed Martin dhe United Technologies Corporation mbi pasojat e përjashtimit të Turqisë nga prodhimi  F-35. Siç dihet, në Turqi prodhohet kabina si dhe sistemi i drejtimit i këtyre avionëve.

Shanahan tha se ai donte që ta eliminonte ndikimin negativ të klientët e tjerë të F-35, e për këtë tha se me Turqinë gjithsesi duhet folur.

Ai theksoi se Turqia mbetet një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara dhe se marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve janë më mirë se sa dy apo katër muaj vetëm për shkak të shpeshtësisë së kontakteve.

Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu, tha se Turqia do të mund të bashkëpunojnë me çdo vend tjetër në qoftë se Shtetet e Bashkuara nuk pranon të ofrojë avionët F-35.