
Kreu i SPAK, Altin Dumani, i është përgjigjur pyetjes se çfarë do të ndodhë pas përfundimit të mandatit të tij në krye të Prokurorisë së Posaçme dhe nëse është ky një dorëzim i tij.
Ai u shpreh se, do të vazhdojë të mbetet prokuror dhe se nuk i trembet sfidave.
Kreu i SPAK shtoi se i ka kërkuar Kuvendit disa herë të rishikojë mandatin e kreut të SPAK, por kjo ka krijuar aludime sikur ai po interesohet për vete.
“Nuk jam njeri që dorëzohem, i bëj ballë sfidave, për një gjë të jeni të sigurt që do të jem prokuror pavarësisht mandatit.
Sqaroj këtu se i kam kërkuar disa herë parlamentit të shikoj mundësinë e rishikimit të mandatit të kreut të SPAK, dhe jo në pak raste është aluduar sikur e kërkoj për interes personal. E ritheksoj se nëse politika e kushtëzon apo ka mendime se rishikimi i mandatit ka të bëjë me emrin tim unë nuk kandidoj”, tha Dumani.
