
Kreu i SPAK Altin Dumani u është përgjigjur pyetjeve të deputetes së PD Jorida Tabaku lidhur me inceneratorin e Tiranës dhe kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.
“Lidhur me inceneratorët, kemi Elbasanin, Fierin dhe Tiranën. SPAK ka hetuar në kuadër të këtyre procedimeve penale 71 pesona të gjithë niveleve, disa janë në nivele penale të formës së prerë, disa në hetim, disa në gjykim dhe po hetohet për fakte penale të tjera për këtë veprimtari kriminale. Lidhur me inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, ëto proceimek anë kaluar të gjitha fazat e shyqrtimit gjyqësor dhe kanë gjetur të drejtë kualifikimin ligjor të bërë nga SPAK. Lidhur me pyetjen që nuk është marrë i pandehur ende Veliaj, dua të them se hetimet parprake nuk kanë përfunduar ende dhe vijojnë”, u shpreh Dumani.
Sa i përket ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, kreu i SPAK, ndër të tjera tha:
“Akoma për inceneratorin e Tiranës. Lidhur me dëshminë e Ahmetajt, deklarimet publike të tij vlerësohen rast pas rasti. Për ne, sot ai është person në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale. Në çdo moment që një subjekt dëshiron të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë është mëse i mirëpritur”.
