“Për SPAK, nuk ka të paprekshëm”/ Altin Dumani: Për prokurorët e posaçëm kanë rëndësi provat, jo emrat

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani ka raportuar në Kuvend lidhur me veprimtarinë e Strukturës së Posaçme për vitin 2024.

Dumani u shpreh se për SPAK nuk ka të politikanë të paprekshëm.

Sipas tij, për Prokurorinë e Posaçme, rëndë kanë provat, dhe jo emrat.

“Për SPAK nuk ka të paprekshëm. Siç e kam deklaruar publikisht, për prokurorët e posaçëm nuk kanë rëndësi emrat, por provat. SPAK dhe BKH kanë qenë në terren. Ju e dini shumë mirë, se sa e vëmendshme ka qenë SPAK për denoncimet e bëra.”, theksoi ai.