Shefi i Shtabit të Ushtrisë Izraelite, gjenerallejtënant Eyal Zamir, ka deklaruar se lufta në Gaza nuk ka mbaruar derisa të kthehen të gjithë trupat e pengjeve të vdekur.

“Lufta nuk ka mbaruar, ne duhet ta përfundojmë misionin tonë të shenjtë të kthimit të pengjeve të vdekur dhe të vazhdojmë fushatën tonë kundër Hamasit”, tha Zamir.

Këto ishin mesazhet e përcjella nga Shefi i Shtabit të IDF-së gjatë një konference me të gjithë zyrtarët e lartë ushtarakë, të cilën e paraqitën si fillimin e një “procesi mësimor” që ushtria do të ndërmarrë në fillim të vitit 2026.

“IDF-ja shikon drejt së ardhmes me barrën e së kaluarës mbi supet e saj. Të mësuarit dhe të nxënit janë detyra jonë morale dhe profesionale”, tha Zamir.

Në këtë konferencë, oficerët e lartë prezantuan “të dhëna operative dhe të inteligjencës” nga lufta. Ministri i Mbrojtjes Israel Katz foli me komandantët, dhe u mbajt edhe një panel me pengjet e liruara Emily Damari dhe Liri Albag.

Ky qëndrim shkon kundër pohimit të presidentit amerikan Donald Trump se “lufta kë mbarruar”. Në fakt, në realitet lufta vazhdon. Izraeli vijon të marrë jetë palestinezësh në Gaza duke goditur krejt papandehur në zona të ndryshme edhe pse është shpallur armëpushimi. Kjo lloj pabesie është normale te Izraeli. /tesheshi.com/   

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re