Skip to content

Berat / Vrau turistin me thikë, publikohet fotua e autorit të krimit

640 0 6900f0446cc22

Personi që shihni më sipër në foto është 63-vjeçari Kristo Mema, alias K. H., i cili pas një konflikti ka vrarë duke goditur me thikë Keli Hoxhën, 42 vjeç, pasditen e sotme në Berat.

Bëhet me dije se sherri mes tyre ka nisur për shkak të një kali, me të cilin autori ofronte xhiro për turistët në zonën e kalasë. Më pas, debati ka degjeneruar në përplasje fizike, që ka përfunduar në tragjedi.

Sakaq, autori ka precedentë penalë për një vrasje të mëparshme me thikë në Greqi dhe është ende në arrati. Ndërkohë, policia është vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe po kontrollon zonën për kapjen e 63-vjeçarit. Po ashtu, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, ku 63-vjeçari ka goditur disa herë me thikë 42-vjeçarin, i cili ka humbur jetën gjatë transportit për në spital.

Sipas të dhënave paraprake, viktima dhe autori ishin përfshirë në një debat verbal, që më pas ka degraduar në dhunë fizike. Konflikti dyshohet se ka nisur për shkak të një kali që përdorej për shëtitje turistike në kalatë e qytetit.

Autori i dyshuar, Kristo Mema, goditi me thikë disa herë viktimën, Keli Hoxha, banues në Tiranë. Pavarësisht përpjekjeve për ta dërguar në spital, 42-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i krimit dhe është shpallur në kërkim nga policia, e cila ka nisur kontrollet në të gjithë zonën për kapjen e tij.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.