Skip to content

Vrasja në një lokal te “Komuna e Parisit”, pamje nga vendi i ngjarjes

ABC News ka siguruar pamje nga lokali te “Komuna e Parisit” në Tiranë ku pasditen e kësaj të marte ndodhi një ngjarje e rëndë. Pas një sherri për motive të dobëta, 41-vjeçari Filip Shehu ka goditur me thikë, 34-vjeçarin Indrit Salillari.

Ky i fundit ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Policia arreston autorin, ndërkohë që informon se të dy kanë qenë punonjës të lokalit.