Skip to content

Aksident me vdekje në Tepelenë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor “Tepelenë-Bënç”.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një 25 vjeçar, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë u dëmtua dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

25-vjeçari ka humbur jetën në spital në mbrëmje, si pasojë e plagëve, pavarësisht ndihmës mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.