LIBRAZHD- Në Drejtorinë e Policisë së qarkut të Elbasanit ka patur sërish ndryshime.
Kryekomisar Elton Halili është larguar nga detyra e Shefit të Komisariatit Librazhd, dhe në vend të tij është emëruar Kryekomisare Nertila Meta.
Pas largimit nga Librazhdi, kryekomisar Halili është emëruar shef komisariati në qytetin e Bulqizës.
