TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) falë investimeve dhe inovacionit është kthyer në një model suksesi në shërbimin publik.
“DPSHTRR solli si risi inovacionin. Qe një dallëndyshe e parë. Kemi hapur zyra dhe drejtori rajonale.
Ka qenë një reformë e thellë e bërë me pasion, vullnet dhe përpikëri që ka sjell DPSHTRR në një nivel ndërmarrjeje, që kryeministri Rama dhe ne të tjerët e marrim si shembull se si duhet të ofrohen shërbimet publike”, tha Balluku.
Ministrja Balluku tha se Kreshnik Bajraktari është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), duke zëvendësuar në këtë detyrë Endri Haxhiun.