Prej dates 22 tetor, një 35-vjeçare shqiptare rezulton e zhdukur në shtetin Italian.

Floresha Prengu, nënë e dy fëmijëve u largua herët në mëngjes nga banesa e saj në Trento të Italisë për të shkuar në punë si zakonisht, por nuk u kthye, si zakonisht, në orën 17:00.

Që prej asaj dite, sipas kallëzimit që ka bërë dhe bashkëshorti i saj, ajo rezulton e zhdukur.

Për disa ditë me radhë, dhjetëra zjarrfikës, përfshirë edhe njësi lumore, kontrolluan zonën përgjatë lumit Adige për rreth 15 kilometra në drejtim të jugut të Trentit. Kërkimet u mbështetën edhe nga një helikopter që monitoronte zonën nga ajri, por pa rezultat.

Ju lutemi, ndihmoni për të gjetur Floresha Prengun. Kushdo që e ka parë ose di diçka për të, të kontaktojë menjëherë forcat e rendit në numrin 112”, apelojnë familjarët, ndërsa fotoja e saj është shpërndarë edhe në rrjetet sociale, përcjellin mediat italiane.

Floresha jetonte në Trento prej tre vitesh me familjen dhe punonte si pastruese në disa banesa. Ajo ishte shumë e lidhur me vajzat e saj dhe kohët e fundit kishte përjetuar me dhimbje humbjen e të atit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re