Aksident në superstradën Lezhë-Shkodër, një i plagosur

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë–Shkodër, pranë një shkolle private.

Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një automjet tip “Toyota”, ndërsa si pasojë e përplasjes është lënduar një person.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë zonë.