Skip to content

Nesër seanca në Kushtetuese/ Veliaj e kërkon, avokati i njohur e refuzon: Nuk mund të të mbroj

Avokati Jordan Daci nuk do të jetë mbrojtësi i ish-kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, nesër në Gjykatën Kushtetuese.

Lajmin e ka dhënë vetë avokati i njohur përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas tij, refuzimi vjen për shkak të konfliktit të interesit pasi në procese të mëparashme ai ka përqafësuar palë, të cilat qenë kundër Veliajt.

“Në përgjigje të interesit publik lidhur me angazhimin tim si mbrojtës i mundshëm i z. Veliaj para Gykatës Kushtuese, pas një vlerësimi të kujdesshëm në përputhje me ligjin dhe Kodin e Etikës, konstatoj që jam në konflikt interesi për shkak të angazhimeve të mia dhe studios time ligjore në raste të tjera të mëparshme ende ne proces dhe shkaqe të tjera nga ato për të cilat ligji, etika dhe morali na detyrojnë të mos jemo mbrojtës në rate si këto. Për këto arsye bëj me dije që s’do jem mbrojtësi i tij para Gjykatës Kushtetuese në gjykimin e nesëm”, shkruan avokati.

Ndërkohë, sipa asaj që mëson Fax News, ka qenë vetë Erion Veliaj ai që i ka kërkuar Dacit ta përfaqësojë si mbrojtës.

Erion Veliaj do të jetë të premten në seancën publike që do të mbahet në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet ankimi i tij për vendimin e qeverisë për shkarkimin nga detyra.