Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, është deklaruar kundër kërkesës se kreut të SPAK Altin Dumani, për zgjatje të mandatit të prokurorëve të posacëm.
Në raportin në Kuvend, për punën e KLP gjatë 2025, Bogdani u shpreh se nuk parashikon kolaps në punën e prokurorisë së posacme.
“S’mund të vlerësojmë, nuk ndryshojmë dot legjislacion. Ne zbatojme Kushtetutën dhe legjislacionin.
Sa kohë që prokurorët e SPAK lidhen me pëfundimin e 1 mandati, do thoja që gjithë prokurorët janë të përgatitur për të ushtruar ndjekje penale në çdo strukturë që ata janë. S’mendoj se kolapsohet struktura e SPAK pavaresisht se 11 prokurorëve u mbaron mandati” u shpreh ajo.
