Skip to content

Mandati i prokurorëve të SPAK/ Bogdani kundër Dumanit: Nuk do të ketë kolaps!

Mandati i prokurorëve të SPAK/ Bogdani kundër Dumanit: Nuk do të ketë kolaps!

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, është shprehur kundër kërkesës se kreut të SPAK Altin Dumani, për zgjatje të mandatit të prokurorëve të posaçëm.

Bogdani sqaron se SPAK i ka krijuar konturet e veta dhe se mandatet e prokurorëve nuk përfundojnë të gjithë në një kohë, nuk do të çojë mosfunksionim të strukturës, shtuar këtu që edhe prokurorët e tjerë të Shqipërisë, pavarësisht se nuk ushtrojnë funksionin e tyre në SPAK, do të jenë të gatshëm për të asistuar.

“Nuk mund të bëjmë vlerësim apo ndryshim legjislacioni. Jemi të detyruar të zbatojmë Kushtetutën. Lidhur me mundësinë nëse mund të kolapsohet puna e SPAK, të gjithë prokurorët brenda SPAK apo jo, janë gati për të mbrojtur interesin publik pavarësisht strukturës ku shërbejnë. Nuk mendoj e mund të shkojnë puna në kolaps”, tha ndër të tjera Bogdani.

Deklaratat erdhën gjatë raportimit në Parlament për veprimtarinë e KLP për vitin 2024.