Skip to content

Veliaj lë nesër qelinë për seancën në Kushtetuese, avokati tërhiqet nga mbrojtja

900 0 1759421298xveliaj 627 750x422 1

Ish-kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pritet që të dalë nesër nga ambientet e paraburgimit të Durrësit në orën 08:30, për llogari të seancës ndaj tij në Gjykatën Kushtetuese

Në këtë seancë, shqyrtohet ankimi i tij për shkarkimin nga detyra, por edhe dekreti i presidentit Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë.

Ndërkohë, avokati Jordan Daci ka njoftuar se është tërhequr nga mbrojtja ligjore që pritet t’i bëhet ish-kryebashkiakut në këtë Gjykatë.

Në argumentin e tij, përmes një postimi në rrjetet sociale, Daci deklaron se është tërhequr nga rasti, për shkak se pretendon se është në konflikt interesi.