Një ndër gazetat më të njohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo vetëm, “The Washington Post” i ka dedikuar një artikull kandidatit të pavarur për bashkinë e Tiranbës, Florian Binaj.
Diçka interesante po ndodh në Shqipëri. Qeveria ndaloi TikTok-un për të mbrojtur të rinjtë nga ndikimi i mediave sociale, dhe kryeministria emëroi një chatbot Inteligjence Artificiale si ministër për të luftuar korrupsionin. Tani, një nga aktorët e humorit më të njohur në vend, i famshëm për imitimet e tij të kryeministrit Edi Rama, po kandidon për kryetar të bashkisë në kryeqytet.
Florjan Binaj, i cili njihet për humorin e tij satirik dhe me 18 vite eksperiencë në televizion, njoftoi kandidaturën e tij të pavarur për Tiranën, mbështetur nga Partia Demokratike.
Ai premton përmirësimin e cilësisë së jetës në kryeqytet, me urbanistikë më të mirë, shërbime më të shumta dhe më shumë shkolla. Binaj është gjithashtu aktivist, ambientalist dhe arkitekt! Kandidaturën e tij e sheh si një mënyrë për të çliruar politikën nga partitë tradicionale dhe për të sjellë më shumë profesionistë dhe njerëz të pavarur në qeverisje.
Analistët e shohin kandidaturën e Binajt si një eksperiment demokratik të rrallë, një shenjë e lodhjes së qytetarëve me politikat tradicionale dhe dëshirës për autenticitet, edhe nëpërmjet humorit.
Përpara zgjedhjeve të parakohshme më 9 nëntor, që u bëjnë të nevojshme pas largimit nga detyra të ish-kryebashkiakut Erion Veliaj, kandidatura e Binajt është një nga rastet më të spikatura të një artisti që hyn në politikë, duke sjellë një frymë ndryshe dhe duke sfiduar normat e politikës shqiptare.
