Doreheqja e avokatit Jordan Daci I cili perfaqesonte erion veliajn duket se ka vene ne diskutim seancen e parashikuar per daten 31 tetor ne gjykate Kushtetuese.
avokati Jordan Daci njoftoi te enjten zyrtarisht me nje postim ne rrjetet sociale se pas një vlerësimi të kujdesshëm në përputhje me ligjin dhe Kodin e Etikës, ka konstatuar se eshte në konflikt interesi për shkak të angazhimeve të tij në raste të tjera të mëparshme te cilat jane ende ne proces. Për këto arsye Daci bëri me dije se nuk do te jete mbrojtës i Erion Veliajt para Gjykatës Kushtetuese në gjykimin e dates 31 tetor.
Terheqja e avokatit nje dite para gjyqit, vendos ne diskutim seancen ne gjykaten kushtetuese, ku eshte paralajmeruar se erion veliaj do te ishte prezent ne sallen ku do të shqyrtohet ankimi i tij për shkarkimin nga detyra.
Ekipi ligjor dhe vete Veliaj, tashmë duhet të gjejë një tjetër avokat, por procedura qe duhet ndjekur per keto raste kerkon kohe, per zgjedhjen e nje mbrojtesi tjeter dhe pajisjen e tij me procure te posaccme perfaqesimi ne gjykaten kushtetuese. Edhe nese seanca e njoftuar zhvillohet, avokati I ri do të ketë nevoje per kohë për t’u njohur me aktet e dosjes ne menyre qe te siguroje nje mbrojtje efektive dhe te argumentuar para gjykates Kushtetuese.
Ne te dy rastet, mbajtja e seances ne gjykaten Kushtetuese duket se eshte vendosur ne diskutim. Krahas mazhorances qe e shkarkoi, Veliaj perballet ne gjykaten Kushtetuese edhe me presidentin e republikes I cili dekretoi mbajtjen e zgjedhjeve ne Tirane pas vendimit te keshillit bashkiak. Procesi u pezullua nga kushtetuesja deri ne nje vendimarrje ne lidhje me dekretin e presidentit.
