Gjigandi i Las Vegasit, Wynn Resorts, po ndërton një resort prej pesë miliardë dollarësh që do të jetë kazinoja e parë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Projekti po ndërtohet në ishullin Al Marjan, një arkipelag artificial në emiratin më verior, Ras Al Khaimah.

Disa ekspertë vënë në dyshim perspektivat afatgjata të projektit dhe pyesin veten nëse konkurrenca nga fuqitë turistike si Dubai dhe Abu Dhabi mund ta dëmtojë kazinonë e re.

WSJ shqyrton megaprojektin dhe vë në pikëpyetje nëse ndërtimi i një kazinoje në një shoqëri thellësisht fetare mund të jetë një gabim i madh.

Shikoni më shumë në videon më poshtë:

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re