TIRANË– Ish-kryebashkiaku, Erion Veliaj, mbërrin në Gjykatën Kushtetuese. Këtë të premte, në orën 10:00, do të nisë seanca për ankimin e tij për shkarkimin nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Nga paraburgimit të Durrësit ku mbahet prej muajt shkurt, Veliaj u shoqërua drejt Tiranës me urdhër të Drejtorisë së Burgjeve, pas kërkesës së gjykatës për t’i mundësuar pjesëmarrjen.
Vendimi për shkarkimin e Erion Veliajt u mor më 25 shtator nga Këshilli i Ministrave, pas propozimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, duke u mbështetur në nenin 62, pika “c” të ligjit për vetëqeverisjen vendore, me argumentin se ai kishte munguar në detyrë për më shumë se tre muaj.
Pas këtij zhvillimi, Presidenti Bajram Begaj dekretoi më 1 tetor zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës, por edhe ky dekret u kundërshtua nga Veliaj në Kushtetuese. Me një vendim të ndërmjetëm, gjykata pezulloi zbatimin e dekretit derisa të shqyrtohet përfundimisht ligjshmëria e shkarkimit.
Seanca e sotme pritet të jetë vendimtare për fatin politik të Erion Veliajt dhe për ecurinë e drejtimit të kryeqytetit.
