
“Përçmim dhe neveri ndaj votës”. Kështu e ka quajtur shkarkimin e tij kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas tij, ai është rrëmbyer nga zyra e tij dhe po mbahet në qeli me regji.
“Jam rrëmbyer nga zyra ku më kanë zgjedhur qytetarët dhe jam mbyllur në një qeli me regji. Ky nuk është vetëm mandati im, por i të gjithë qytetarëve. Populli ka vendosur se askush nuk mund ta ndërpresë mandatin e një të zgjedhur para afatit, veçse kur ka kryer shkelje të rënda të kushtetutës. Është një premtim solemn që republika ja bënte vetes vet. Askush nuk duhet ta shkelë. Unë pyes, cilën shkelje të kushtetues kam kryer? Ligji duhet të të mbrojë dhe jo të sulmojë”, tha Veliaj.
Gjatë fjalës së tij, Veliaj lëshoi edhe një mesazh për ish bashkëpunëtorët e tij.
“Kur beson se ke dhënë gjithçka për qytetarët, vjen largimi nga detyra. Nuk kishte fyerje më e rëndë se kjo. Është fyerja më e rëndë sepse erdhi nga bashkëpunëtorët e mi dhe që nuk denjuan as të më dëgjonin. Zoti i faltë. Dy padrejtësi nuk prodhojnë më shumë drejtësi. Të thuash që Veliaj ka munguar në detyrë nuk është cinizëm për mua. Mbi të gjitha nga ata që kanë qenë dëshmitarë të rrëmbimit tim pa asnjë akuzë. Nëse është dikush që mund të ankohet për mungesën time, është nëna ime dhe familja ime”, shtoi ai.
Lajm në përditësim…
