Biznesmeni i njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli ka qëndruar për rreth 4 orë në Prokurorinë e Tiranës, ku është pyetur për një çështje në hetim, atë që lidhet me aeroportin e Vlorës.

Ai u pyet për mosmarrëveshjet në lidhje me aksionerët e tjerë në projektin në fjalë.

Para gazetarëve, Pacolli nuk dha detaje nga hetimi, por u përgjigj duke thënë se “aeoroporti do të bëhet”.

Unë isha këtu për të dhënë dëshmi për përgjigjen penale që ne kemi parashtruar dhe si person i informuar me duket se është e drejtë që të shkoi dhe të tregoj kronologjinë e çështjeve. Pala tjetër ka bërë kallëzim, ne i jemi përgjigjur kallëzimit të tyre.

Isha këtu për kallëzimin që vëllai im ka bërë ndaj disa personave që ju e dini ndaj kujt, dhe unë isha si person i informuar, për të plotësuar ose për të dhënë informata për këtë çështje.

A keni patutr takime me Edi Ramën për këtë çështje?

Këtu nuk ka të bëjë asgjë qeveria. Është e padrejtë të përmendet dikush nga qeveria. Nuk ka qeveria këtu asgjë.

Unë e kam lënë në duart e drejtësisë dhe unë besoj shumë në vendimet gjyqësore dhe do të veproj sipas vendimeve gjyqësore“, u shpreh Pacolli.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re