Skip to content

Hetimet për aeroportin e Vlorës/ Behgjet Pacolli pyetet për rreth 3 orë në Prokurorinë e Tiranës

TIRANË- Këtë të premte biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës. Pas më shumë se tre orësh, Pacolli ka lënë ambientet e Prokurorisë.

Mësohet se Pacolli është thirrur në Prokurori për një konflikt mes aksionarëve për Aeroportin e Vlorës.

Po ashtu mësohet se Pacolli është edhe kallëzues, por edhe i kallëzuar nga Valon Ademi.

“Pala tjetër ka bërë kallëzim ne jemi përgjigjur. Unë e kam lënë çështjen në duart e drejtësisë. Besoj shumë në drejtësi dhe do të veprojmë ashtu si do të pasojnë veprimet gjyqësore”, tha ai në dalje të Prokurorisë”, tha ai.