Skip to content

Ndërron jetë ish kryeministri Fatos Nano

Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare, ish kryeministri dhe ish kryetari i PS Fatos Nano.

Prej kohësh Nano kishte shfaqur probleme shëndetësore me mushkëritë dhe prej datës 8 tetor ndodhej në reanimacionin e një spitali privat në vend.

Kush ishte Fatos Nano

Ai filloi karrierën e tij politike ne vitin 1991 pasi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Tranzicionit me qëllim që të organizojë zgjedhjet e para demokratike në Shqipëri, në po atë vit dhe të përgatisë vendin për tranzicionin drejt një ekonomie tregu dhe sistemi demokratik.

Zgjedhjet në 31 mars 1991 u fituan nga Partia Socialiste e Shqipërisë dhe ai u caktua përsëri Kryeministër. Pas dy muajsh ai u detyrua të jep dorëheqje. Atë vit ai u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste e cila ishte pasardhëse e Partisë së Punës së Shqipërisë.

Në Mars 1992 Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe një vit me pas Fatos Nano u burgos pasi u akuzua për korrupsion dhe abuzim detyre nga gjykata.