Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli ka dalë pas gati 3 orësh brenda ambienteve të Prokurorisë së Tiranës.
Sipas burimeve, Behgjet Pacolli u thirr në organin e akuzës dhe u mor në pyetje në kuadër të një çështjeje hetimore që lidhet me ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
“Aeroporti do të bëhet, do të jetë më i bukuri”, tha Pacolli pas daljes nga Prokuroria e Tiranës.
Ndërsa shtoi: “Besoj shumë në drejtësi dhe vendimet e gjyqësorit, do të veprojë në bazë të vemndimit të gjyqësorit”.
Biznesmeni ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të mosmarrëveshjeve me ortakët e tij, të cilët janë pjesë e koncesionarit që po zhvillon projektin e aeroportit.
Pjesë nga deklarata:
Pala tjetër ka bërë kallëzim
Ka bërë kallëzim edhe vëllai juaj?
Po, vëllai im ka bërë ndaj personave. Unë isha si person i informuar për dhënë informacione
Keni pasur takim me kryeministrin Edi Rama?
Jo, jo. Qeveria s’ka asgjë, është e padrejtë të përmendet dikush nga qeveria, jemi duke punuar
Cili është thelbi i konfliktit tuaj me Valon Ademin?
Unë e kam lënë në dorë të gjyqësorit



