Skip to content

“Operacione policore në Berat: Kapen të kërkuarit, procedohen për dhunë dhe vetëvrasje”

Progetto senza titolo 1

Berat/ Kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim, i dënuar për organizimin e lojërave të fatit

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, G. Gj., 36 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Ky shtetas ishte dënuar nga Gjykata e Beratit me 8 muaj burgim për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit”.

Po nga këta specialistë, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Zh., 33 vjeç, banues në lagjen Uznovë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një shtetase 41-vjeçare.

Dhuna fizike dhe psikologjike ndaj prindërve/ Procedim për shtetasin G. B.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dimal referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. B., 44 vjeç, banues në Dimal. Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Viktimë nga vetëvrasja në Berat

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Barrikadë”, familjarët kanë gjetur të varur në ullishten e tij shtetasin Z. D., 62 vjeç, banues në të njëjtën lagje. Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se shtetasi Z. D., në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëvarur dhe për pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.