Skip to content

Vrasja në Selenicë/ Shpallet në kërkim kushëriri i viktimës, dyshohet si ekzekutori i 36-vjeçarit

Policia e Vlorës ka dhënë detaje të reja mbi krimin në Gjorm të Selenicës, ku humbi jetën Dalan Alliaj.

Sipas bluve, kushëriri Bertil Alliaj, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, Dalan Alliaj.

Pas kryerjes së krimit, Bertil Alliaj është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.

Autoritetet vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.