Një përdoruese e mediave sociale nga Frankfurti shkaktoi një ortek reagimesh pasi ndau përvojën e saj me një dentist vendas në faqen e Facebook-ut “Ballkans in Germany”.
Sipas saj, ajo caktoi një takim, por e anuloi atë një ditë më parë për shkak të një rrethane personale, për të marrë më pas si ndëshkrim një gjobë prej 350 eurosh.
“Telefonova dhe thashë se nuk mund të vija, por zyra më tha se duhej ta anuloja takimin të paktën dy ditë më parë. Tani po thonë se duhet ta paguaj faturën,” shkroi ajo, duke kërkuar mendimet e të
Një diskutim i stuhishëm me më shumë se njëqind komente pasoi shpejt, ku ballkanas të shumtë ndanë përvojat e tyre nga Gjermania, Holanda, Zvicra…
Më interesanti ishte ky koment:
“Në Holandë, pacienti është i detyruar të anulojë takimin 24 orë para. Përndryshe, dentistit i lejohet të faturojë shumën nga zero euro deri në shumën që mund të realizohej gjatë asaj kohe. Në praktikën tonë, ne aplikojmë një tarifë prej dy eurosh për minutë për kohën e humbur”, shkruan, i cili la të kuptuar se dhe vetë është dentist. /tesheshi.com/



