Skip to content

E diela pa makina në Tiranë

Ne funksion te reduktimit te nivelit te ndotjes Bashkia e Tiranës riktheu serish këtë te diel nismën e ditës pa makina.

 

Qarkullimi i mjeteve u kufizua ne bulevardin “Dëshmorët e Kombit” si dhe ne shume segmente te tjera rrugore qe te nxjerrin ne qendër.

 

Sipas planit te masave u devijua edhe lëvizja e mjeteve ne linjat kryesore te transportit urban për te shmangur kalimin ne qendër ndërsa përjashtim është bere për mjetet e urgjencës dhe policisë.

 

Kufizimi i lëvizjeve te makinave ne Tiranë do te jete ne fuqi deri ne mesnate.