Nisën mëngjesin e sotëm, në ambjentet e Pallatit të Kongreseve, homazhet në nder të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Pas homazheve, arkëmorti i Fatos Nanos do të kalojë përpara godinës së Kryeministrisë për t’u përcjellë më pas drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

Ndërkohë, sipas informacioneve, në homazhe pritet të marrin pjesë edhe personalitete të shumta nga rajoni. Nga Maqedonia e Veriut do të jetë i pranishëm kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, nga Kosova, kryeministri Albin Kurti, disa ministra dhe deputetë, ndërsa Malin e Zi do ta përfaqësojë zëvendëskryeministri i vendit.

Nga opozita shqiptare, Partia Demokratike pritet të përfaqësohet nga Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj.

Fatos Nano u nda nga jeta më 31 tetor pas disa javësh në gjendje të rënduar shëndetësore në një prej spitaleve private të vendit.

2 Nëntori është shpallur Ditë Zie Kombëtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re