Skip to content

U kap duke drejtuar makinën pa patentë/ Fier, policia i gjen 21-vjeçares 10 pasaporta të falsifikuara

Policia 4

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen D. L., 21 vjeçe, banuese në Tiranë pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 10 pasaporta të dyshuara të falsifikuara.