Skip to content

Alarm për bombë pranë Portit të Durrësit, çfarë thotë Policia

Një roje i një kompanie ndërtimi ka gjetur mëngjesin e sotëm një objekt që fillimisht u dyshua si bombë, pranë murit rrethues të Portit të Durrësit.

Por Policia, e cila mbërrit në vendngjarje, bën me dije se bëhet fjalë për një granatë dore, pjesë e armatimit të Ushtrisë Shqiptare, e mbetur nga trazirat e vitit 1997.

“Është në gjendje të vjetër dhe pa rrezik. Xhenierët do të merren me asgjësimin e saj”, njofton Policia.