
Kujtojmë se seanca e 27 tetorit dështoi, për shkak të mungesës së avokatit Sokol Hazizaj, i cili përfaqëson të pandehurin Fatmir Bektashi si dhe kompanitë “Kontakt shpk” dhe “Home Plan shpk”.
Ishin planifikuar të kryheshin dy seanca në ngarkim të Berishës e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, dhe të pandehurve të tjerë, si dhe një seancë ku do shqyrtohej kërkesa e vajzës së kryedemokratit, Argita Malltezi, për heqjen e sekuestrimit të pasurive.
Më herët, Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani dhe gjyqtares Irena Gjoka. Ai ka kërkuar shpalljen e akteve në dosje si të pavlefshme.
Kjo dosje, për të cilën hetohet ish-kryeministri, kaloi më 19 maj 2025 për gjykim, pas shtatë muajsh qëndrimi në seancë paraprake.
Në këtë dosje janë dërguar për gjykim pesë të pandehur.
