Arrestohet autori i vrasjes me thikë në lagjen “Kala” në Berat, Kristo Mema (alias Kostandin Hoxha), 63-vjeç.

Mësohet se ai u gjet i fshehur tek “Shpella e Memecit”, pranë Kishës përballë Urës së Goricës.

63-vjeçari goditi me thikë vizitorin nga Tirana, Keli Hoxha, 42 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen.

Mes tyre pati një sherr për fotot dhe xhiron me kalë. 42-vjeçari nga Tirana ndodhej në Berat si vizitor, ndërsa Kristo Mema, autori i krimit, ofronte shërbimet e tij me kalë për turistët në lagjen “Kala”.

Si ndodhi krimi

Një vrasje me thikë tronditi pasditen e sotme në lagjen “Kala” në Berat. Një 42-vjeçar, që ishte atje për të vizituar Kalanë e Beratit së bashku me familjen, ka rënë pre e thikës së një 63-vjeçari, që ofronte shërbimet e tij me kalë për turistët në lagjen “Kala”.

Mësohet se viktima është konfliktuar me autorin Kristo Mema (alias Kostandin Hoxha) për fotot dhe xhirot me kalë dhe në debat e sipër autori ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar disa herë.

Pas kësaj, autori është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që 42-vjeçari Keli Hoxha është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat. Ai nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka humdur jetën sapo ka mbërritur në spital.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re