Skip to content

Kushtetuesja rikthen Erion Veliajn në krye të Bashkisë Tiranë, ja si u ndanë votat mes anëtarëve të GJK

veliaj keshilli bashkiak

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin në lidhje me kërkesat e Erion Veliaj. bëhet fjalë për pranim të plotë të kërkesave të Veliajt, pra praktikisht kthimin e tij në detyrë.

Sipas GJK, Veliaj rikthehet në postin e kryebashkiakut të Tiranës, duke rrëzuar vendimin e marrë nga qeveria për shkarkimin e tij nga detyrat.

Gazetarja Klo Lala raporton se anëtarët e GJK votuan 5 për vendimin dhe tre kundër.

Kujtojmë se Erion Veliaj kërkon rrëzimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 25.09.2025 “Për shkarkimin nga detyrat e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, si dhe rrëzimin e dekretit të presidentit Bajram Begaj që dekretoi datën 9 nëntor për mbajtjen e zgjedhjeve të Tiranës.

Në mbrojtjen e tij në seancën në kushtetuese, Veliaj u shpreh se po përballet me një proces të padrejtë dhe me një sjellje që, sipas tij, si shkelje të të. parimet dhe të vullnetit të gjithë.

“Beteja ime vjen pas një urte të gjatë dhe zhgënjyese. Sot kam më shumë polici rreth vetes sesa avokatë”, tha Veliaj.

Ai shtoi se periudha e fundit ka qenë e plotë me shkelje të tij dhe me një fushatë denigrimi ndaj figurës së tij.

“Jam zgjedhur tri herë radhazi nga Tiranas. Kjo që po ndodh është një përçmim ndaj votës, ndaj gjësë më të shenjtë që ka demokracia. Është një përçmim ndaj forcave që kanë për të zgjedhur,” deklaroi ai.

Veliaj theksoi se para gjykatës nuk ndodhej për të mbrojtur veten, por për të mbrojtur, siç tha ai, “demokracinë që sot po vihet në sprovë”.

“Nuk jam këtu të mbroj veten, sepse nuk kam kryer asnjë shkelje. Jam këtu me respektin për të kërkuar një gjë: a mund ta mbrojmë bashkë demokracinë? Ky nuk është mandati im personal, por një besëlidhje publike që më kanë dhënë në Tiranës me vullnetin e tyre të lirë. Kjo besëlidhje është nderi i jetës sime dhe do të mbroj deri në fund,” u shpreh ai.

Veliaj theksoi se askush nuk ka të drejtë t’i ndërpresë mandatin një të zgjedhuri para afatit, rasteve kur provohen shkelje të rënda të ligjit.