Skip to content

Tragjedi në fushën e lojës, humb jetën ish futbollisti i Tiranës


Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin serb këtë të hënë.

Trajneri i Radnicki 1923 dhe ish futbollisti i Tiranës, Mladen Zizovic, ka ndërruar jetë pasi pësoi kolaps në pankinë gjatë ndeshjes së Superligës serbe.

Ngjarja ka ndodhur në minutën e 20-të të sfidës që skuadra e tij luante kundër Mladost Lucani, kur 44-vjeçari u rrëzua para pankinës së tij.

Atij iu dha ndihma mjekësore dhe u dërgua me ambulancë drejt spitalit, ku edhe humbi jetën.

Mladen Zizovic, i lindur në Bosnjë-Hercegovinë, ishte një figurë e njohur e futbollit ballkanas, por edhe në Shqipëri, ku ka luajtur për një sezon me ekipin e Tiranës, në sezonin 2010–2011 në Kategorinë Superiore.

Gjatë karrierës si lojtar, ai ka spikatur me Zrinjski Mostar, ndërsa ka veshur edhe fanellën e Borac Banja Luka. Në vitin 2017, Zizovic nisi karrierën si trajner, duke drejtuar disa skuadra, ndër to së fundmi Radnicki në kampionatin serb, ku edhe humbi jetën në fushën e lojës.