Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi në një dalje për mediat denoncoi aferat sipas tij të kryera nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Nga Kryesia e Kuvendit, Bardhi tha Rama ka frikë që të shkarkojnë Ballukun nga detyra.
“Dosja provon si u paracaktua kompania turke. Belinda Balluku drejton shtetin me telefon dhe mesazhe personale. Balluku emëroi personalisht Drejtorin e Rrugëve për aferën e Llogarasë. Dosja provon si u vendosën me telefon kriteret për kompaninë që donte Rama dhe Balluku.
Tenderi u vendos përpara garës. Zbulohet zinxhiri i abuzimit: nga Rama te Balluku dhe vartësit. Një kryeministër që mbron të pandehurit nuk mund të flasë për integrim europian.
Rama nuk është më drejtues i qeverisë, por zëdhënësi dhe avokati i Belinda Ballukut”, tha ai.
