Në përpilimin e dosjes ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, SPAK i është referuar edhe denoncimeve të publikuara në media. BalkanWeb dhe News24 në mënyrë të vazhdueshme kanë denoncuar procedurat e prokurimeve publike në shkelje me ligjin dhe se tenderat e infrastrukturës dhe energjisë kontrolloheshin nga Belinda Balluku dhe bashkëpunëtorët e saj.
Sipas dosjes së SPAK, në datën 15 tetor 2021, Erald Elezi, aktualish drejtor i KESH, ka dërguar në një grup WhatsAppi shkrimin e publikuar në BalkanWeb ku tenderi i tunelit të Llogarasë rezultonte i paracaktuar.
Në shkrim janë edhe denoncimet e deputetëve të PD për kryeministrin Edi Rama dhe zv/kryeministren Belinda Balluku se i dhanë tenderin e tunelit kompanisë turke pas vizitës që zhvilluan në Turqi.
Dokumenti Nga Spak
Screenshot 265
