Kreu i grupit të PD-së, Gamzent Bardhi ka propozuar që shqyrtimi për projektligjin e buxhetit të shtetit të shtyhet për javën pasardhëse me qëllim që së bashku me këtë projektligj të jetë dhe paketa fiskale.

Bardhi e hodhi propozimin nga deklarata e ministrit të financave, i cili tha se paketa fiskale është në shqyrtim e sipër dhe se do të jetë gati javën tjetër.

Mazhoranca kërkon që miratimi i buxhetit të kalojë sot, por opozita refuzon referuar dhe rregullores së Kuvendit.

“Kalendari i posaçëm që ne miratojmë sot, nuk do të përfshirë vetëm shqyrtimin e projektligjin e buxhetit, se rregullorja na flasin për një kalendar të veçantë, që përfshihet dhe paketa fiskale. Nuk kemi qenë ne drejtimin e Kuvendit, që ky Kuvend qëkur drejtohej nga Gramoz Ruci ,ka ndodhur dy herë në 12 vite që Konferenca e Kryetarëve nuk ka pranuar prezantimin e projektligjin e buxhetit pa ardhur paketa fiskale.

Ju ftoj të respektoni kushtetutën, Nëse ministria kërkon 1 javë kohë për të përmbyllur paketën fiskale, mund të ngushtohet kalendari që të arrijmë afatet e miratimit brena këtij viti, por duhet që projektligji i buxhetit të vijë bashkë me projektligjet financiare. Ministri sapo konfirmoi që është duke bërë një paketë. Meqë thotë që vjen javën tjetër, ta miratojmë javën tjetër”, tha Bardhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re